Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur të mërkurën në një takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican. Gjatë takimit, ata diskutuan mbi bashkëpunimin mes KFOR-it dhe komunës, me fokus në sigurinë dhe mbështetjen e ndërsjellë.
Kryetari Kastrati e falënderoi gjeneralin Irican për vizitën dhe vlerësoi kontributin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen ndaj institucioneve komunale.
Nga ana tjetër, Gjeneral Brigade Cahit Irican e falënderoi kryetarin Kastrati për pritjen dhe e vlerësoi lart bashkëpunimin mes KFOR-it dhe komunës, duke theksuar rëndësinë e njësive të tyre në terren.
Të dy palët u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së përgjithshme.