Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ka pritur në zyrën e tij, bashkatdhetarët e dashur të Komunës së Malishevës. Gjatë takimeve është biseduar për temat me interes të përbashkët, mbi të gjitha për qëndrimin e tyre larg atdheut, që është një sakrificë e jashtëzakonshme. Ne e dimë se mërgimtarët tanë ndër breza kanë dhënë kontribut të madh për komunën tonë, në kohëra e rrethana nga më të vështirat, për çka edhe u jemi shumë mirënjohës. Si kryetar i Komunës së Malishevës, nga zemra ju uroj mirë se ardhje në vendlindje, dhe ju dëshiroj pushime të mbara pranë më të dashurve tuaj ju ka thënë kryetari Kastrati mërgimtarëve.