Kryetari Kastrati uroi komandantin e ri të stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi, kanë vizituar sot stacionin policor të Malishevës për t’i shprehur urimet e tyre komandantit të ri, Nazmi Zogaj, i cili ka marrë detyrën e komandantit të stacionit. Gjatë këtij takimi, kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer mes komunës dhe policisë, me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët. “Në emër të Komunës së Malishevës dhe personalisht, ju uroj për detyrën e re dhe ju siguroj për gatishmërinë tonë të plotë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë në të gjitha fushat,” u shpreh Kastrati. Ai vlerësoi gjithashtu punën e deritanishme të policisë, duke e cilësuar stacionin policor të Malishevës si shembull për sigurinë që ofron për qytetarët, një faktor kyç që ka kontribuar në faktin se Malisheva konsiderohet si një nga komunat më të qeta në vend. Nënkryetari Krasniqi gjithashtu e uroi Zogajn për rolin e tij të ri, duke e falënderuar për angazhimin e tij dhe të gjithë zyrtarëve policorë në garantimin e sigurisë së lartë në komunë. “Falë punës suaj të palodhshme, ne jemi komuna me nivelin më të lartë të sigurisë dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës,” tha Krasniqi. Pasi i mori urimet, komandanti Zogaj falënderoi krerët e komunës për mbështetjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve për garantimin e sigurisë së qytetarëve. Ai premtoi që ky bashkëpunim do të vazhdojë në nivelin më të lartë, gjithmonë në shërbim të vendit

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …