Kryetarit i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam. Ai ndër të tjera ka thënë: Të gjithë qytetarëve tanë dhe kombit shqiptar në përgjithësi, me theks të veçantë bashkëqytetarëve që gjinden në mërgim, ju uroj përzemërsisht këtë festë të paqes, harmonisë dhe bashkëpunimit mes njëri-tjetrit. Kjo festë le të shërbejë si reflektim i virtyteve më të mira dhe solidaritetit njerëzor në ndihmë të të gjithë atyre që kanë nevojë. URIME!