Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, aktivitetet në prag të festave më të bukura të fundvitit, i ka nisur me një takim emocional me nxënësit me nevoja të veçanta, që po jetësojnë ëndrrat e tyre pranë shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Me nga një dhuratë të vogël por me zemër të madhe, ishte urimi më i mirë të cilin kryetari Kastrati e ndau me këta nxënës të dashur për vitin 2023. Respekt pa fund për stafin mbështetës dhe udhëheqësinë e shkollës, që me punë e angazhim i bëjnë të lumtur çdo ditë këta nxënës të mrekullueshëm, ka thënë kryetari Kastrati.