Kryetari Kastrati vizitoi tribunën në stadiumin “Liman Gegaj”

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati vizitoi tribunën në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”. Ai ka shkruar: “Këto janë pamjet e bukura të tribunës thuajse të përfunduar në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj”. Kjo tregon qartë se projektet tona urbanistike tashmë kanë nisur të marrin rrugën e finalizimit, në kohë rekorde e me standarde të larta. Kjo fundjavë për ne dhe për FC Malishevën do të jetë më ndryshe, pasi që në stadiumin me kushte dukshëm më të mira, do të nis edicionin e ri të garava në Superligën e Kosovës në futboll”.

May be an image of 2 people, people playing football, people playing soccer and grass

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me aktivitete të shumta shënoi luftën kundër kancerit të gjirit

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe organizimin e Qendrës Kryesore …