Për nder të Ditës së Mësuesit, dhe në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë, për të gjithë mësimdhënësit e komunës së Kastriotit u organizua darkë nga kryetari i komunës Xhafer Gashi.
Në fjalën e tij kryetari Gashi i falënderoj për kontributin e dhënë të gjithë mësimdhënësit dhe kërkoj nga ta që të vazhdojnë të punojnë në drejtim të rritjes së cilësisë në arsimin shqip në komunën e Kastriotit.
Në fund kryetari Gashi ndau mirënjohje për tre drejtuesit e arsimit shqip të komunës së Kastriotit, të cilët e mbajtën gjallë arsimin në kohën e regjimit serb, z.Nazmi Restelica, z.Nazif Shala dhe z.Behxhet Jashari.
Mirënjohje u ndanë edhe për mësimdhënës tjerë.