Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, dënoi ashpër mbështetësit e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja sikur janë: Boris Xhonson dhe Nigel Farage, të cilët hoqën dorë nga udhëheqja e Britanisë së Madhe në procesin e daljes së saj nga Bashkimi Evropian . Heronjtë e djeshëm të Brexit sot janë heronjtë e pikëlluar, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian. Ai shtoi se avokatët e largimit të Britanisë nga BE-ja u tërhoqn nga funksioni duke vepruar si retro-nacionalistë e jo si patriotë. Kreu i Komisionit Evropian tha se nuk e kupton përse mbështetësit e Brexit në Britani do të dëshironin fillimin e procesit formal të daljes. Në vend që të zhvillojnë plan, ata braktisin anijen e rrezikuar ka thënë mes tjerash Junker.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …