Policia e Serbisë i ka bërë thirrje për t’ u paraqitur në stacionin policor të Bujanovcit, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Kosovës Lindore, Jonuz Musliu për shkak se ai paska penguar rrugën rajonale. Z. Musliu, me një numër protestuesish kanë penguar kalimin e dy kamionëve, të cilët kthenin mbrapa për në Kosovë 10.3222 tekste shkollore, të cilat ishin dhënë donacion nga MASHT-it për nxënësit e tri komunave shqiptare të mbetura nën okupimin e Serbisë. Këta libra shkollorë kanë qëndruar në terminalin doganor Buajnocit që nga fundi i gushtit të vitit të shkuar. Librat janë kthyer në Kosovë me vendim të Ministrisë serbe të Arsimit, pasi Qeveria në Beograd ka konstatuar se tekstet në gjuhën shqipe kanë përmbajtje nacionaliste e irredentiste.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …