Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, nuk shprehet i interesuar të jetë pjesë e kabinetit qeveritar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se nuk është i interesuar të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, i cili pritet të formohet së shpejti. Krasniqi ka theksuar se në këtë situatë politike, nuk e ka guximin të marrë përgjegjësi të jetë udhëheqës i ndonjë dikasteri qeveritar. “Jam i vetëdijshëm që arsimi ka nevojë vërtet të ketë një qasje ndoshta jo vetëm të ministrit. Arsimi në Kosovë ka nevojë të ketë një qasje tjetër të gjithë segmenteve të organizuar të shoqërisë sonë. Nuk është në gjendje të mirë, ka probleme. Por, situata politike në të cilën jemi sikur nuk jep shumë hapësirë, për të marrë një përgjegjësi të tillë. Kështu që ne do të bisedojmë për këtë çështje. Nisma në fund të fundit e ka si ministri dhe do ta caktojë kandidatin, anëtarin e vet për këtë ministri. Por unë personalisht nuk jam i interesuar fare të jem pjesë e kabinetit qeveritar. Situata politike në Kosovë, është  e ndërlikuar dhe e vështirësuar. Krasniqi ka theksuar se tri subjektet më të mëdha politike në vend, më shumë e kanë për zemër pushtetin se sa shtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …