Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi priti në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar. Temë qendrore e takimit në mes tyre ishte situata politike, ekonomike dhe sociale në vend. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi falënderoi përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, për angazhimin që ka bërë gjatë këtyre viteve të mandatit të tij në Kosovë, në veçanti për bashkëpunimin e deritanishëm që Zhbogari kishte me Nismën për Kosovën. Ndërkohë, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, edhe sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, po ashtu edhe për bashkëpunimin e ngushtë me Nismën në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …