Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku ka vizituar QKMF-në

Me rifillimin e punës në krye të Komunës së Skenderajt, Kryetari Sami Lushtaku menjëherë ka nisur aktivitetin e tij në fusha të ndryshme, sidomos në realizimin e projekteve kapitale në interes të qytetarëve të Skenderajt. Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku i shoqëruar nga Nënkryetari Fadil Nura ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Kryetari Lushtaku, pasi ishte vizita e parë në këtë institucioni pas lirimit nga paraburgimi dhe shpalljes i pafajshëm, e ka uruar stafin e QKMF-së për ndërtimin e objektit të ri, duke kërkuar në të njëjtën kohë ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Stafi udhëheqës i QKMF-së, mjekët dhe infermierët me këtë rast e kanë uruar Lushtakun me rastin e lirimit të tij dhe kthimit në punë në drejtimin e Komunës së Skenderajt. Lushtaku u shpreh i kënaqur me ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, duke theksuar se i njëjti do të mundësojë ofrimin e shërbime profesionale shëndetësore për qytetarët e Skenderajt. Gjatë kësaj vizite Nënkryetari Fadil Nura e ka informuar Kryetarin Lushtaku me rrjedhën e realizimit të projektit si dhe me mundësitë që ofron ky objekt me standarde evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …