Sami Lushtaku para se të shkojë në familja ka bërë homazhe para varrit të Komandantit Legjendar, Adem Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga paraburgimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Supreme duke u shpallur i pafajshëm për akuzat për krime lufte. Kryetari Lushtaku menjëherë pas lirimit nga burgu i sigurisë së lartë ka udhëtuar për në Prekaz ku i shoqëruar nga familjarë, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë ka bërë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Familjes Jashari. Me rastin e lirimit të Lushtakut shumë qytetarë të Skenderajt e kanë pritur atë me gëzim në sheshin Adem Jashari duke festuar lirimin e tij me këngë valle dhe fishekzjarre. Kryetari Lushtaku me këtë rast u është drejtuar qytetarëve të mbledhur duke shprehur respektin dhe falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme të treguar ndaj tij edhe në momentet më të vështira. Ai ka kërkuar që qytetarët të jenë të bashkuar në ndërtimin e Skenderajt dhe Kosovës. Lushtaku është shprehur i brengosur për qëndrim prapa grilave të Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë të tij. Ai më tej ka thënë se UÇK-ja është e shenjtë dhe do ta mbrojmë kudo që jemi, sepse është gjaku, mundi dhe sakrifica e të gjithë neve. Sami Lushtaku në krye të Komunës së Skenderajt është zgjedhur në vitin 2013 me 90 përqind të votave të qytetarëve të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …