Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Assosieted Press”, ka thënë se Gjykata Speciale e cila ka juridiksion për gjykimin e shqiptarëve nga radhët e ish UÇK-së, të dyshuar për krime lufte ndaj serbëve, është një padrejtësi historike për Kosovën. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës e ka pranuar atë me gjysmë zemre dhe me çmimin për lirinë dhe pavarësinë politike të saj. “Pyetja dhe krijimi i një gjykate për krime lufte të kryera gjoja nga shqiptarët e Kosovës, është njësoj si të kërkosh një gjykatë për hebrenjtë e persekutuar gjatë kohës së nazizmit. Kosova ka zhvilluar një luftë mbrojtëse për ekzistencën e vendit dhe nuk e ka sulmuar askënd, ka thënë Thaçi, i cili gjatë muajve të fundit shprehet mjaft i shqetësuar dhe shumë kontrovers në deklarime e qëndrime.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …