Hashim Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kujtuar Betejën e Rezallës së Re, të para 19 viteve

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kujtuar Betejën e Rezallës së Re, të para 19 viteve, ai ka shkruar se “më 26 nëntor 1997, në Rezallë të Re, u zhvillua një betejë e rëndësishme e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, të cilat një ditë më parë kishin sulmuar komandantin e njohur Abedin Rexha, në Vajnik. Duke u tërhequr me humbje dhe turp, forcat serbe vranë mësuesin, Halit Geci, Varrimi i mësuesit, u bë më 28 nëntor, me praninë e një mase të jashtëzakonshme. Aty, pas ceremonisë së varrimit dolën publikisht përfaqësues të UÇK-së, të cilët u mirëpritën. Kosova po hynte në një fazë të zhvillimeve ushtarake dhe politike intensive”, ka shtuar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …