Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhje

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhjet e djeshme për Bundestag të partisë së saj. Në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”, Thaçi ka thënë se kjo fitore e forcon Evropën dhe gjasat e integrimit në BE të vendeve ballkanike.

“Urime Kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Evropën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …