Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën është takuar në Zagreb, ku po qëndron për një vizitë zyrtare. Thaçi pritet të takojë edhe kryeministrin Andrej Plenkoviq, ku do të qëndrojë në një drekë pune edhe me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq. Nesër kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në samitin e kryetarëve të vendeve të Evropës Juglindore. Kroacia është vend mik i Kosovës dhe i shqiptarëve përgjithësisht. Në luftën atdhetare të këtij shteti kundër ish-Jugosllavisë, në vitet ’90-të kanë marrë pjesë shumë shqiptarë liridashës, në mesin e tyre edhe kuadro të lartë ushtarakë me origjinë nga Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …