Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot në një takim nga kryetarja e Maltës, Marie Louis Koleiro Preka. Biseda është zhvilluar në Pallatin Presidencial në Valeta, kryeqytetin e Maltës. Kryetarja Koleiro Preka i ka dëshiruar mirëseardhje kryetarit Thaçi duke rikujtuar faktin se Malta është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se që nga atëherë është konsoliduar si shtet. Thaçi është shprehur i kënaqur që po qëndron për vizitë në vendin mik, sikur është Maltë, ndërkohë që po kërkohet thellimi i bashkëpunimit në mes dy vendeve. Kryetarja Preca kërkoi që marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve të shtrihen veçanërisht në fushën e ekonomisë, ndërsa presidenti Thaçi rekomandoi që të shikohet mundësia e një takimi në mes të dy odave ekonomike të dy vendeve, që t’i hapet rrugë takimit të bizneseve të dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …