Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Kanada me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Kanada me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim në Kanada edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Thaçi dhe sekretari Stoltenberg ka diskutuar për gjendjen e sigurisë në rajon. Kreu i shtetit e ka njoftuar sekretarin Stoltenberg edhe për fushatën që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për përfshirjen e komunitetit jo shumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se roli i NATO-s në garantimin e paqes në rajon është i pazëvendësueshëm. Në Kanada, kryetari Thaçi ka qenë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, derisa gjatë ditës së djeshme ai ka udhëtuar për në kryeqytetin kanadez, ku do të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të jetës politike dhe shoqërisë civile atje.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …