Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se çështja e Gjykatës Speciale ka qenë e mbyllur në verën e vitit 2015. “Kjo çështje është mbyllur qysh në verën e vitit 2015, dhe zhurmat e ndryshme që janë bërë më vonë kanë qenë të panevojshme dhe pa ndikim më tepër kanë qenë dhe torturim për qytetarin me atë opinion të ekzagjeruar për iniciativën e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë Thaçi, për RTV Dukagjini. Ai ka shtuar se “Kosova ka marr vendimin e vet në vitin 2015 e ka themeluar Gjykatën Speciale jo që e ka dashur jo si e ka vlerësuar të drejtë, përkundrazi e ka vlerësuar të padrejtë”. Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …