Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon

Thaçi: Sikur të kishte drejtësi 100 gjykata speciale do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që ka kryer Serbia

Duke folur lidhur me Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, kryetari, Hashim Thaçi ka deklaruar se Bashkësia ndërkombëtare e ka imponuar themelimin e saj. Institucionet tona e kanë pranuar një gjë të tillë sepse në të kundërtën, ne do të ishim të pafuqishëm të parandalonim themelimin e një gjykate tjetër ndërkombëtare, nën ombrellën e OKB-së.E votuam në atë kohë për të ruajtur partneritetin me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n.Unë mendoj se Gjykata Speciale nuk do të mund të arrijë të bëjë atë që e proklamon, të forcojë ndjenjën e drejtësisë për viktimat e luftës. Sikur të kishte drejtësi të tillë çfarë trumbetohet nga faktori ndërkombëtar, 100 gjykata speciale të këtilla do të duhej të bëheshin vetëm për krimet që Serbia e Millosheviqit i ka bërë në shtetet e Ballkanit dhe këtu në Kosovë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …