Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryetarin e Austrisë Alexander Van der Bellen, në Pallatin Hofburg në Vjenë, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe intensifikimin e agjendës euro-atlantike për Kosovën. Thaçi e ka uruar kryetarin, Van der Bellen për zgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit të Austrisë dhe ka shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera, mes Kosovës dhe Austrisë, e cila ka qenë shteti kryesor përkrahës për Kosovën para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës, dhe tani është ndër investitorët kryesorë në Kosovë. Dëshirojmë që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tutje”, u shpreh mes tjerash kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë Kryetari i i Austrisë, Alexander Van der Bellen premtoi se Shteti të cilin e drejton ai, do të vazhdojë mbështetjen për vendin tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …