Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, me dekret ka emëruar sot 25 prokurorë të rinj të shtetit, nëpër prokuroritë Themelore të Kosovës, me mandat fillestar trevjeçar. Ai pas ceremonisë së betimit, ka uruar të gjithë prokurorët e rinj, duke iu ofruar mbështetje në punën e tyre të përditshme. Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar një vendosmëri dhe një luftë të pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe të jenë aktivë në luftën kundër terrorizmit. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka falënderuar kryetarin Thaçi për emërimin e shpejtë të prokurorëve të rinj dhe për mbështetjen që po i jep sistemit të drejtësisë në Kosovë. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se shumë nga prokurorët i përkasin ish regjimit komunist jugosllav, të cilët i kanë shërbyer regjimeve antishqiptare të Serbisë e Jugosllavisë gjatë kohës së okupimit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …