Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për gazetarë ka folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë, të cilin e ka përgëzuar për punën që është duke e bërë. Falë këtij angazhimi Kosova ka ngritur një sistem të drejtësisë të konsoliduar, të gatshëm të merret me nevojat e shtetit tonë. Ai është shprehur se sistemi i drejtësisë në Kosovë është ngritur nga pika zero. Falë punës së drejtësisë çdo ditë e më shumë po shohim rezultate pozitive”, ka shtuar më tej Thaçi, duke nënvizuar se drejtësia duhet t’i japë prioritet të veçantë zgjidhjes së të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë.
