Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar demonstratat e vitit 1981, ka thënë se prej 11 marsit 1981 deri në qershor 1999, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje historike që vërtetuan drejtësinë e kërkesës për përparimin e statusit politik dhe juridik të Kosovës. Ai ka thënë se demonstrata e 11 marsit 1981 ka hyrë në kalendarin e datave historike
të Kosovës si reagim i rinisë studentore për avancimin e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi. E tëra kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Sot, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e demokratik, republikë parlamentare me synime të qarta dhe perspektivë të sigurt euroatlantike, ka shkruar Thaçi.
