Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi nderon me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi nderon me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka nderuar me medaljen presidenciale të meritave albanologët nga Kalabria dhe Sicilia, Françesko Altimari, Matteo Mandala dhe profesorin nga Prishtina, Anton Nik Berisha, për kontributin e dhënë në fushën e studimeve albanologjike. “Kontributi i tyre në fushën e historisë dhe letërsisë shqipe, në studimet gjuhësore dhe aspektet e tjera studimore është vlerë sa teorike aq edhe kulturore”, është shprehur kryetari. Sipas Thaçit, studimet e tyre çojnë te emëruesi i përbashkët se, pavarësisht nga hapësira, vendi dhe koha, letërsia dhe gjuha shqipe e kanë identitet, integritet dhe vitalitet.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …