Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur sot nga Papa Françesku, në Vatikan. Thaçi ka theksuar se Kosova vazhdon të ruajë durimin, besimin dhe vlerat që kemi si shoqëri, dashurinë dhe solidaritetin në familje dhe në shoqëri, respektin për dinjitetin e secilit, tolerancën dhe bashkëpunimin. “Vatikani është udhërrëfyes dhe motivues për të qëndruar të paluhatur në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave. Prandaj, edhe jemi krenarë me Nënën Terezë, sepse askush më mirë se ajo nuk i ka mbrojtur dhe përhapur kudo në botë këto vlera”, ka deklaruar Thaçi. Vatikani edhe nëntë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, nuk e ka njohur Shtetin e Kosovës, as pritet ta njohë në të ardhmën, për shkaqe të natyrës fetare dhe raporteve të ngushta vëllazërore që ka me kreun ortodoks të Serbisë e Rusisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …