Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, kumbara i “marrëveshjes”: Baza – Lladrovci, është parë me aktivistë të PDK-së. Për këtë qëllim ai ka vizituar familjen e Rukiqi, në Drenas. Këto takime vijnë pas “darkës me arsimtarët e Drenasit”. Kryetari Hashim Thaçi jashtë çdo norme ligjore e morale është bërë pjesë e fushatës. Qytetarët e Drenicës e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues, sepse kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në komunë. Kjo është sjellje antikushtetuese reflekton frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit! (Jakup Krasniqi)
