Kryetari Kuçi ju uron mirëseardhje bashkatdhetarëve

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi përmase një postimi të tij në facebook ju ka ju uron mirëseardhje bashkatdhetarëve. Ai ndër të tjera ka thënë:

Bashkatdhetarë të dash, uroj të jeni mirë me shëndet, ju së bashku me familjet e tuaja! Jemi shumë të lumtur, që erdhën ditët për  pushimet tuaja në vendlindje, bashkimin me pjesën tjetër të familjes pas një kohe kaq të gjatë me plotë sfida e sakrificë si pasojë e virusit COVID-19 dhe lutemi e besojmë të mos përsëritet kurrë më diçka e tillë, urojmë dhe ju dëshiroj pushime të këndshme e çaste të paharruar nëpër shtëpitë e juaja të dashura të cilat frymojnë e cicërojnë shqip. Gjithmonë me nderime dhe respekt, Komuna e Junikut është në shërbimin e juaj dhe me shumë kënaqësi unë dua ta nisë ditën mbarë me ju, me njerëz të dashur e të përmalluar, që i doni e i ruani vlerat e vendit me dashni e nostalgji, vizitat tuaja më bëjnë nder duke më dhuruar nga koha juaj e çmuar që po kaloni me familje, është aq mbresëlënëse të takosh çdo ditë vëllezër e motra që kanë mall, etje e dashni për atdhe. Të nderuar bashkatdhetar,  puna, kontributi, sakrifica juaj ndër vite e dekada ishte vendimtare në vitet më të vështira të mbijetesës për familjet tona nën okupimin serb dhe sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës dhe përgaditjen dhe financimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke vazhduar deri në liri, shtetndertim dhe zhvillim ekonomik. Ne jemi krenar që ju kemi, aktiviteti, veprimtaria, puna dhe i gjithë kontributi juaj kudo që jeni, na forcon, na motivon edhe me shumë në ndërtimin, zhvillimin, demokratizimin dhe emancipimin e vendit tonë të dashtun e të çmuar. Komuna e Junikut në shenjë respekti e nderimi për ardhjen tuaj Diasporë e dashur, me datën 03 gusht 2021, iu mirëpret në “Takimin me Bashkatdhetar” duke filluar nga ora 10:00, në Komunën e Junikut për të vazhduar në mbrëmjen e së njëjtës datë me “Koncertin për Diasporën” me yje të estradës kosovare, duke filluar nga ora 20:00, si dhe shumë aktivitete të tjera në vazhdimësi. Po ashtu, Administrata Komunale gjatë qëndrimit tuaj në vendlindje do punoj me orar të zgjatur nga ora 08:00-18:00, kjo vetëm që ta keni më të lehtë qasjen në nevojat tuaja administrative. Shëndet e shumë nderime, pushime të mira, qoftë pushim plotë hare e gëzime për të gjithë ju!

Përjetësisht mirënjohje e nderime për bashkatdhetarët !

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …