Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim Slavenya Nedelcheva, zyrtare për Ekonomi nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, të cilën kryetari Kuçi e njoftoj zonjën Slavenya rreth zhvillimeve në komunën e Junikut gjithashtu edhe për synimet dhe projektet te cilat komuna synon ti realizoj në te ardhmen. Në fund të takimit Kryetari Kuçi, Drejtoresha e Administratës Leonita Jasiqi, Drejtori për Arsim së bashku me Slavenya vizituan bibliotekën e qytetit “ Dinë Mehmeti “.