Të premten kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi ka pritur në takim, Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, Drejtoreshën e Programit Arsimor “ERASMUS” Kerstin Zielosko – Labonte me bashkëpunëtor të cilët i ka njoftua për zhvillimet e përgjithshme të Komunës së Junikut. Kryetari Kuçi i ka falënderuar për ndihmën dhe bashkëpunimin në Programi “ERASMUS” në mes të Gjimnazit, “Kuvendi i Junikut” dhe atij të qytetit të Holzgerlingenit nga Landi i Baden Wurtembergut. Njëherit janë dakordua për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes të shkollave tona., me ç’rast kanë vizitua personelin edukativo- arsimor bashkë me nxënësit e programit dhe ambientet e Gjimnazit, Kuvendi i Junikut.