Kryetari i komunës së Junikut z. Agron Kuçi ne ambientet e Gjimnazit, Kuvendi i Junikut, është takuar me studentët e Universitetit te Konstancës dhe te Prishtinës, të cilët kishin ardhur për të studiuar florën dhe faunën e Kosovës, studentët i thanë kryetarit Kuçi se komuna e Junikut është e pasur me florë dhe faunë, dhe se për këtë qellim edhe kishin ardhur që të mbledhin sa më shumë të dhëna mbi këtë lëmi, ata e falënderuan kryetarin Kuçi për vizitën e bërë dhe të gjithë qytetarët e komunës së Junikut për mikpritjen e tyre. Po ashtu edhe kryetari Kuçi i falënderoi studentët për punën e tyre dhe njëherit ju ofroj mbështetje në këtë drejtim me mundësit që ka komuna e Junikut.