KRYETARI KUÇI TAKON DREJTORËT E SHKOLLAVE PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2020-2021

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, ka mbajtur takim konsultues me drejtorët e shkollave lidhur me fazën finale përgaditore për fillimin e vitit shkollor 2020-2021. Kryetari Kuçi dhe drejtorët diskutuan mënyrat më të përshtatshme dhe funksionale të fillimit të procesit mësimor në këtë situatë pandemie globale, duke mirëpritur dhe respektuar vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsmit për fillimin e vitit shkollor 2020-2021. Shkollat në komunën e Junikut kanë bërë të gjitha përgaditjet duke dezinfektuar objektet, furnizuar me dezinfektues, material higjienik dhe janë të gatshme për fillimin e vitit shkollor sipas vendimit të cilin do e marr Qeveria në peputhje me rekomandimet e IKSHPK-së. Personeli arsimor dhe nxënësit do të njoftohen me kohë nga faqja zyrtare e komunës së Junikut për çdo vendim që do merr Qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …