KRYETARI KUÇi TAKON ORGANIZATËN “FORUMI KOSOVAR I AFTËSISË SË KUFIZUAR”

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim përfaqësuesit e organizatës “Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar”, të cilët i njoftoj për situatën dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta duke aluduar në mundësitë e bashkëpunimit për përmirësimin dhe krijimin e mundësive për zhvillimin dhe avancim e tyre. Përfaqësues nga organizata Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, para kryetarit Kuçi shpalosen projektin “Të lehtësojmë Aplikueshmërinë e Edukimit Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në Kosovë” të mbështetur nga Save the Children, përmes së cilit projekt janë identifikuar nevojat dhe krijimi i mundësive që Ekipi Vlerësues Pedagogjik të nevojave Pedagogjike të Fëmijëve me Nevoja të Veçanta të jetë funksional dhe produktiv. Kryetari Kuqi dhe përfaqësues nga organizata FKAK u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në krijimin e mundësive për edukimin e mirëfilltë të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …