Kryetari Kuçi urdhëron të gjitha Subjektet Afariste që të bëjnë dezinfektimin e hapësirave brenda dhe jashtë

Në bazë të nenit 13 dhe 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/04, nenit 43 të Statusit të Komunës së Junikut, neni 44 të Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Kryetari i Komunës së Junikut me datë: 13.03.2020, lëshon ketë Urdhëresë: Të gjitha Subjektet Afariste dhe ambientet publike të cilat veprojnë në territorin e Komunës së Junikut, që të bëjnë dezinfektimin e hapësirave brenda objekteve dhe hapësirave para dhe përrreth objekteve për çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit. Mosrespektimi i kësaj urdhërese administrative konsiderohet si shkelje e dispozitave ligjore dhe nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për zbatimin e kësaj urdhërese do të kujdeset Inspeksioni Komunal-DSHPIMSH dhe Policia e Kosovës.

Kjo Urdhëresë hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Kryetari i Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …