Kryetari Kuçi uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, me rastin e krishtlindjeve i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit të krishterë, “Festat fetare gjithherë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar si komb, por na bëjnë edhe të reflektojmë mbi rëndësinë e gjërave që na rrethojnë. Si çdo vit edhe sivjet, kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës brenda kombit shqiptar, duke dëshmuar shembullin e mirë edhe për të tjerët. Gëzuar Krishtlindjet!” ka thënë kryetari Kuçi në urimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet Debat publik për draft-statutin e QKMF-së në Deçan

Në Deçan u mbajt debati publik për draft-statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), …