Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim këshillin organizativ për ngritjen e shtatores së veprimtarit të njohur Anton Çetta. Kështu thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra për informim e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Në takim me Mulla Xhevat Kryeziun, Don Lush Gjergjin, Riza Krasniqin dhe dy vajzat e Anton Çettës, Agata dhe Donika, kryeparlamentari Veseli diskutoi për iniciativën e tyre ku u dha mbështetje të plotë. Kryekuvendari tha se ngritja e shtatores së veprimtarit të shquar Anton Çetta do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërsa u ofroi gatishmërinë e ndihmës në çdo aspekt të nevojshëm këtij Këshilli për realizimin e iniciativën e tyre. Këshilli organizativ e falënderoi kryeparlamentarin Kadri Veseli për pritjen dhe ofrimin e mbështetjes për ngritjen e shtatores për Anton Çettën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …