Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ngushëllon autoritetet dhe popullin francez, pas sulmit terrorist

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ngushëllon autoritetet dhe popullin francez, pas sulmit terrorist

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Nicë të Francës, i cili la të vdekur dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë të plagosur, duke ngushëlluar njëkohësisht autoritetet dhe popullin francez. “Sulmi i tmerrshëm mbrëmë në Nicë, ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta. Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia, që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim. Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më unikë dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global”, thuhet në telegramin e kryekuvendarit, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …