Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim zyrtarë të lartë të Republikës së Kroacisë. Ai do të pret në takim ministrin e Kulturës të Kroacisë, Zlatko Hasanbegoviq dhe ministrin e Çështjeve të Veteranëve, Tomo Medved me të cilët do të bisedoj për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kroacisë dhe forcimin e tyre në të ardhmen. Po sot, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas dite pret në takim një delegacion të UNOPS-it, të kryesuar nga Grete Faremo.
