Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor. Kryetari i Kuvendit , Talat Xhaferi, ka dekretuar sot datën për mbajtjen e tyre, ashtu siç janë marrë vesh partitë politike pas skadimit të afatit për mbajtjen e tyre në muajin mars. “Në përputhje me obligimet ligjor si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor i shpall zgjedhjet lokale, të cilat sipas dispozitave ligjore, do të mbahen më 15 tetor 2017”, deklaroi , kryetar i Kuvendit. Ai u ka bërë thirrje partive politike t’i respektojnë procedurat ligjore për të siguruar proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. “Apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve, të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore, ndërsa institucionet kompetente të sigurojnë që i gjithë procesi zgjedhor dhe vetë dita e zgjedhjeve të rrjedhë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ashtu siç meritojnë qytetarët e nderuar të Republikës së Maqedonisë”, ka theksuar Xhaferi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …