Në 19-vjeotrin e rënies, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar bashkëveprimtarin e njohur Xhavit Haziri. Përmes një shkrimi në rrjetin social kryekuvendari ka thënë se Haziri ishte një guximtar që la shenja të pashlyeshme në rrugën drejt lirisë.
“Sot përkujtojmë Xhavit Hazirin, figurë e madhe e lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Guximtar dhe i palodhur, organizator dhe ideator i lëvizjes, Xhaviti la shenja të pashlyeshme në rrugën tonë të gjatë dhe të mundimshme të lirisë. Në mendjen dhe zemrën time, tek bashkëveprimtarët e shumtë që e njohën e punuan me të dhe në memorien e kombit, i paharrueshëm do të qëndroj përgjithmonë kujtimi dhe nderimi për të”, ka shkruar Veseli.