Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në një vizitë dyditore në Shqipëri. Ai sot është takuar dhe ka biseduar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili i ka dhënë përkrahje Veselit në lidhje me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Meta gjithashtu është shprehur i vendosur në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kurse ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë e ka cilësuar si të papranueshëm. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Kadri Veseli do të takohet edhe me liderë tjerë shtetërorë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …