Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli: Shumë shpejt do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli: Shumë shpejt do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, me të cilët diskutoi për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendorë në procesin e prodhimit dhe plasimin në tregje. Kryeparlamentari Veseli i përgëzoi ata për punën e tyre të palodhshme dhe njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre prodhuese. Në funksion të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, kryetari Veseli siguroi prodhuesit se shumë shpejt, brenda pak javëve, do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme, i cili do të garantojë mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe promovimin e tyre për eksport. Veseli i siguroi ata se do të jetë avokues i kërkesave të tyre në mënyrë që ndërmarrësit kosovarë të fuqizohen dhe të krijojnë vende të reja pune, dhe të gjithë ndërmarrësit vendorë që gjejnë bashkinvesitues të huaj dhe i sjellin ata në Kosovë, do të kenë lehtësira të mëdha nga shteti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …