Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, përkrah nismën e Ali Ahmetit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur nga Peshkopia për situatën e politike në Maqedoni, duke shprehur mbështetjen për nismën e kryetarit  të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët. “Interesi ynë i vetëm është Maqedonia evropiane dhe shqiptarët me të drejta të plota”, ka thënë Meta.  Ditë më parë, Ali Ahmeti, ka ftuar udhëheqësit e të gjitha partive të tjera shqiptare në Maqedoni që t’i bashkohen një takimi të përbashkët për të diskutuar mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …