Kryetari Latfi priti në takim Komandantin e Kontigjentit të KFOR-it Turk Cem Sinan Barim

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në zyrën e tij Komandantin e Kontingjentit të KFOR-it Turk Cem Sinan Barim, ku potencoi angazhimin dhe bashkëpunimin e mirë që Komuna e Rahovecit e ka pasur në mënyrë permanente me KFOR-in dhe do të vazhdojë ta ketë, ndërkaq ka shprehur falënderim për mbështetjen në shumë aspekte që i kanë ofruar qytetarëve. Në këtë takim, Kryetari Latifi ka shfaqur zotim për vazhdimin e bashkëpunimit të Komunës me KFOR-in në të mirë të sigurisë së qytetarëve të Rahovecit. Ndërsa  Komandanti i  KFOR-it e ka falënderuar Kryetarin Latifi për pritjen e ngrohtë  dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm  për çdo informacion,  për zotimin e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Kryetari Latifi gjendjen e sigurisë në Komunën e Rahovecit e vlerësoj të qetë dhe stabile.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …