Kryetari Latifi ngushëllon familjen Kastrati me rastin endarjes nga jeta Selvishahe Kastrati, nëna e dëshmorit të kombit, Esherefedin Kastrati

Kryetari Latifi ngushëllon familjen Kastrati me rastin e ndarjes nga jeta të Selvishahe Kastrati, nëna e dëshmorit, Esherefedin Kastrati

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, me pikëllim të thellë ka marr lajmin për ndarjen nga jeta të Selvishahe Kastratit, nëna e dëshmorit të kombit, Esherefedin Kastrati nga Drenoci.

Latifi në rrjetin e tij social facebook ndër të tjera ka shkruar:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Selvishahe Kastratit, nënës së dëshmorit të kombit, Esherefedin Kastrati nga Drenoci, i cili ra heroikisht në kërshin mbi Rahovec, tash “Maja e Shkodranit, më 21 korrik 1998, bashkë me Arian Brahimin nga Shkodra, Mizahir Isma dhe Bekim Isma nga Rahoveci.

Nëna Selvishahe, ishte shembulli i qëndresës dhe i forcës, një grua që mbajti në zemër dhimbjen dhe lavdinë, si dhe krenarinë e ligjshme për birin e saj, Esherefedinin, që u flijua për lirinë e Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Kastrati, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Kujtimi dhe vepra e saj do të mbeten të paharruara!, ka shkruar ne llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kastarti ngushëllon familjen Krasniqi – Mazreku me rastin e ndarjes nga jeta të mësues Florentina Krasniqi-Mazreku

Kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka ngushëlluar familjen Krasniqi – Mazreku me …