leoni

Komuna e Rahovecit nënshkruan memorandum për bashkëfinancimin me MAPL

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi, nënshkruan memorandum për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i parqeve në Opterushë, Retijë, Dejnë dhe i kolektorit për ujërat e zeza në Ratkoc dhe Rahovec”. Komuna e Rahovecit ka aplikuar në thirrjen e MAPL- së dhe ka marrë mbështetjen e ministrisë për këtë projekt. Vlera e parashikuar e projektit është: 146,550.86 euro. MAPL-ja mbështet projektin me 50.000 €.

May be an image of 2 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …