Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me përfaqësues të USAID-it nga projekti për qeverisjen e pronës, ka mbajtur takimin e dytë të Këshillit Publiko-Privat, si trupë këshillëdhënëse, me qëllim të ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes në komunën e Rahovecit. Në këtë takim u diskutua për Planin Zhvillimor Komunal dhe mundësitë që jep ky plan për bizneset, për Listën e Pronave Komunale për Dhënie në Shfrytëzim dhe Këmbim, për nevojat e sektorit privat për shfrytëzimin e pronës komunale. Nga këto diskutime dolën përfundime konkrete për shumë çështje, të cilat do të shërbejnë në projektet dhe planet e përbashkëta.