Kryetari Latifi, bashkë me rektorin e UP-së “Ukshin Hoti”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Dr. Mentor Alishani, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje në mes të dy institucioneve është që, për interesa të përbashkëta të asistojnë, të promovojnë, të përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes të Komunës së Rahovecit dhe Universitetit të Prizrenit, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social, ekonomik dhe ngritjen profesionale të studentëve. Komuna dhe Universiteti pajtohen që të bashkëpunojnë për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social. Po ashtu, bashkërisht, do të organizohen edhe shkolla verore për studentë vendorë e ndërkombëtarë, hapja e drejtimeve të reja në bujqësi dhe agroturizëm si dhe për mundësitë e nxitjes dhe ndarjes së bursave nga ana e Komunës dhe nga bizneset. Me këtë rast, në mjediset e UPZ “Ukshin Hoti, takuan një delegacion nga qyteti i Bordos në Francë, të cilët kanë një projekt bashkëpunimi me Universitetin e Prizrenit dhe po ofrojnë mbështetje në promovimin e verërave në tregun botëror. Me ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre, sot, në shtëpinë botërore të verërave në Bordo, janë të ekspozuara edhe verërat nga Kosova, përkatësisht nga Rahoveci.

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …