Kryetari Latifi bënë homazhe në Prekaz

Me rastin e 28 Nëntorit, festës së flamurit kombëtar, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor në Prekazin heroik, përkujtuan simbolin e forcës dhe rezistencës, familjen Jashari.

Ai me këtë rast tha: Në kohën kur Kosova jonë ishte e shtypur e nën okupim të egër, kur lufta e armatosur për liri s’kish shumë që kish filluar, rezistenca e komandantit trim Adem Jashari, bashkë me familjen e tij, na shërbeu si frymëzim e rikujtim se atdhedashuria e dëshira për liri është më e fortë se çdo gjë.

Andaj, sakrifica sublime e kësaj familjeje do të mbahet mend e do të përcillet brez pas brezi!

“Gjaku i shqipes nuk humb kurrë, ai gjak mbetet në flamur.”🇦🇱

Urime festa të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen!

Lavdi të gjithë të rënëve për liri! Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …